Ja sa kushtonte kostumi që mbante Rama mbrëmë në “Opinion”

89

Kundërshtari i betuar i Edi Rames, ish-kryeministri Sali Berisha, me nje postim ne Facebook ka deshmuar se ka ndjekur me mjaft kërshëri intervistën e mbrëmjes së djeshme të “Opinion”, ku ishte i ftuar kryeministri Rama.

Berishës nuk i kanë shpëtuar detajet, madje jo vetëm ka zbuluar çfarë marke mbante veshur Rama, por edhe se sa është çmimi real i saj.

“Si përfundim, mund të themi me përgjegjësi të plotë se ai që ishte mbrëmë mbi dy orë në “Opinion”, pra Edi Rama, kishte shkuar në atë studio jo sikur ishte nisur nga zyra e kreut të ekzekutivit, por nga dhomat e spitalit psiqiatrik, natyrisht jo me pizhamat e të sëmurit, por me kostum 25 mijë euro, një “Brion” soto misura!”, ka shkruar Berisha në Facebook.