Ja rivalët me të cilët nuk dëshirojnë të përballen shikuesit e Barcelonës

90

Blaugranasit pa dyshim janë edhe këtë edicion skuadër favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe nëse do të ndodhte një gjë e tillë, katalunasit do të hynin në histori pasi bëhen skuadra e para që e ka mbrojtur këtë trofe prestigjioz, transmeton Gazeta Sheshi.

Në një sondazh të kryer nga e përditshmja katalunase “Sport”, tifozët e Barcelonës nuk kanë preferuar që në këtë fazë të garave të kenë për rival Bayern Mynihun. 62% e tifozëve nuk kanë dëshirë të përballën me ish-trajnerin e tyre Pep Guardiolan, derisa 13% nuk e preferojnë Real Madridin për këtë fazë.

Ndërkohë, skuadra më e pëlqyer për këtë fazë të garave parashihet të jetë Manchester City, me vetëm 1% të atyre që nuk dëshirojnë të përballen me qytetarët, derisa pjesa e tjetër po.

/Gazeta Sheshi/