Ja pse Reali nuk e shet James-in

104

Emri i James Rodriguez është ndërlidhur shumë kohëve të fundit me merkaton e verës. Rendimentet e kolumbianit në skuadrën mbretërore është në rënie e sipër, ndërkohë në vazhdimësi po qarkullojnë zëra që e mbajnë atë gjithnjë e më larg Santiago Bernabeu-t, transmeton Gazeta Sheshi.

Mirëpo ndryshe mendon presidenti Florentino Perez. James është njëri ndër futbollistët që shet më së shumti fanela në rradhët e futbollistëve të Real Madrid-it, prandaj largimi tij nga kryqyteti spanjoll duket paksa i ndërlikuar.

James është një futbollist që i sjell të ardhura bukur të mëdha madrilienëve edhe në anën e marketingut, një arsye më shumë që Perez të mbajë në Bernabeu yllin kolumbian.

/Gazeta Sheshi/