Ja pse Pogba vlen 110 milionë euro

141

Phil Neville, nuk ka dyshime: Paul Pogba vlen 110 milionë euro, aq sa përflitet se do t’u kushtojë “Djajve të kuq” transferimi i yllit francez.

Pavarësisht të gjitha diskutimeve dhe dyshimeve mbi transferimin e bujshëm të shtatlartit, Neville mendon se francezi është thjesht lojtari i cili i duhet teknikut Jose Mourinho për të forcuar mesfushën e skuadrës së tij dhe synimet e titullit kampion në Premier League.

“Mendoj se United po merr një nga mesfushorët më të mirë në botë. Klubi po transferon dikë i cili nuk do të dominojë lojën me top si Xabi Alonso apo Paul Scholles, por do të shkojë nga zona në zonë. Forca e tij fizike është diçka që gjithnjë ka mbizotëruar.

Ai do t’i japë mesfushës atë fuqi dhe atë qëndrim që mendoj se skuadrës i ka munguar në dy apo tre sezonet e fundit”, – u shpreh Neville.