Ja pse Javi Marquez e pagëzoi djalin e tij me emrin Modric?

126

Nuk ndodhë shpesh që një futbollist të pagëzoje djalin e tij me emrin e një futbollisti tjetër. Apo thënë më ndryshe, ky është një rast shumë i rrallë, unikal mbase. Por, pyetja që të gjithë do e parashtronin është: Për çfarë arsye Javi Marquez vendosi t’a pagëzonte djalin e tij me emrin Modric?

Sapo kanë marrë vesht lajmin, gazetarët Spanjoll kanë nxituar për t’i bërë një intervistë dhe për të marrë një përgjigje në lidhje me këtë pyetje. Dhe ja se si u përgjigj Javi:

“Jo, nuk ka të bëje me këtë. I vendosëm emrin Modric sepse është një emër i ngjajshëm me emrin e djalit të dytë, që quhet Galric. Luka Modric ka shumë kualitet dhe më pëlqen shumë. Nëse do të ishte edhe për këtë, atëherë akoma më mirë.”

/Gazeta Sheshi/