“Ja pse gjermanët do të dashurojnë Ançelotin”

132

Xhovani Trapatoni ka lënë kujtime mjaft të bukura në Gjermani, gjatë kohës që drejtoi Bajernin e Mynihut.

Gjithnjë karizmatik dhe i dashur për mediat, ai nuk i ka shpëtuar edhe një interviste para ndeshjes mes Gjermanisë dhe Italinë.

Tekniku 77- vjeçar e drejtoi në dy periudha të ndryshme ekipin bavarez (1994-1995 dhe 1996-1998), duke fituar tre trofe, mes të cilëve edhe titullin kampion.

Ju ka kërkuar Ançeloti ndonjë këshillë?

E urova kur mësova se ai firmosi me Bajernin. Ai mund të më telefonojë kur të dojë dhe të më pyesë. Me shumë mundësi nuk do të ketë nevojë, pasi është një djalë i zgjuar. Por, nëse për shembull, i duhet të kuptojë më mirë psikologjinë gjermane, atëherë mund të jem i dobishëm për të.