Ja pse Arsenali duhet ta mbajë Wenger-in edhe për tre vite

152

Pavarësisht shumë spekulimeve, skuadra londineze Arsenal po e përgatit një ofertë për teknikun francez Arsene Wenger, që ta mbajë atë në Emirates Stadium edhe për tre vite në vijim, transmeton Gazeta Sheshi.

Francezi 66-vjeçar e kishte nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri, duke ju dhënë një shpresë të madhe tifozëve gunners se më në fund do kenë një sezonë të suksesshme. Mirëpo, përkundër që një dëshirë e tillë është zbehur në fundin e saj, me ç’rast topçinjtë kanë fare pak gjasa për tu shpallur kampion i Ligës Premier, drejtuesit e Arsenalit gjithsesi se i kanë ofruar rinovimin Wengerit.

LONDON, ENGLAND - MAY 18: Arsenal manager Arsene Wenger poses with the trophy at the Victory Parade after winning the FA Cup Final on May 18, 2014 in London, England. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)
LONDON, ENGLAND – MAY 18: Arsenal manager Arsene Wenger poses with the trophy at the Victory Parade after winning the FA Cup Final on May 18, 2014 in London, England. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

– Mësohet se njëra ndër arsyet kryesore të jetë lidhja e tij e gjatë me klubin. Këtë vit mbush dy dekada që nga koha kur morri drejtimin e gunersave, deri sa gjatë kësaj periudhe Arsenal ka fituar 12 tituj.

– Krijimi i një skuadre me të rinj anglez. Megjithëse mund të dështojë një sezon tjetër, tashmë askush nuk mund të dyshojë për cilësitë e futbollsitëve anglez që Wenger i ka zbuluar: Jack Wilshere,Alex Oxlade-Chamberlain, Kieran Gibbs dhe Theo Walcot.

– Merkato cilësore. Ardhja e futbollistëve të kalibrit të Mesut Ozil, Alexis Sanchez dhe Petr Cech, ka rritur besimin tek drejtuesit e klubit që francezi gjithnjë mund të bëjë një merkato cilësore, prandaj duhet i ofrohet një mundësi tjetër.

Mirëpo, këto mund të jenë vetëm disa nga arsyet se pse Arsenal duhet ta mbajë Wengerin në krye të stolit, pasi ai është inxhinieri i një skuadre moderne europiane.

/Gazeta Sheshi/