Ja orari dhe gjyqtarët e ndeshjeve të gjysmëfinales së DigitAlb Kupës

201

Është mësuar orari dhe janë deleguar gjyqtarët për ndeshjet e gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës. Në duelin ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dritës, ndarjen e drejtësisë do ta bëjë Genc Nuza, i ndihmuar nga Selimaj, Sekiraqa dhe Tahiri, njofton Gazeta Sheshi.

Ndërkohë në duelin tjetër, ‘bilbili’ kryesor i është besuar Bajram Gashit, që i shoqëruara nga Preniqi, Berisha dhe Isufi do bëjë ndarjen e drejtësisë në duelin Prishtina – Llapi.

Dy duelet do fillojnë nga ora 15:30.

 E mërkure 27 prill

Trepça 89 – Drita: G.Nuza, B.Selimaj, F.Sekiraqa, A.Tahiri.  (Ora 15:30)

Prishtina – Llapi B.Gashi, D.Preniqi, F.Berisha, S.Isufi. (Ora 15:30)

/Gazeta Sheshi/