Ja modelja më e vjetër në botë

Modelja Daphne Selfe është 87 vjec dhe është cilësuar si modelja më e vjetër në botë. “Televizioni nuk i pëlqen njerëzit e moshuar, mendoj se jam thjesht me fat. Shumë gra të moshuara ndihen të padukshme. Do të dëshiroja të bëja diçka për to. E gjitha fshihet në kokat tona. Unë ndihem si të isha 60 vjeçe dhe nuk e kam humbur kureshtjen për gjërat e jetës”, ka thënë ajo.

Ditë më parë ajo përshkoi pasarelën e Modës së Javës në Londër, ndërsa si manekinja më e vjetër tashmë është përfshirë edhe në Librin e Rekordeve të Guinnessit.

“Kur une fillova të merrem me këtë punë, vajzat vetë duhej t’i rregullonin flokët dhe të grimohen, nuk ishte si tash, që dikush tjetër të kujdeset për ty. Atëherë ishte e preferueshme që gratë të jenë më të plota, nuk kërkohej të ishin të hajthme”, rikujton Daphne, e cila nisi të notojë në ujërat e modelingut kur ishte 17 vjeç.