Komiteti ka sanksionuar Leo Messin me dy ndeshje moslojë.
Leo Messi u ndëshkua me karton të kuq në Superkupën e Spanjës kundër Athletic Bilbao, pasi goditi Asier Villalibre në fytyrë.
Në këtë mënyrë, argjentinasi do të humbasë ndeshjen e Copa del Rey kundër Cornella dhe ndeshjen e Ligës kundër Elche, të dyja jashtë shtëpisë.
“Në minutën 120 lojtari me numrin (10) Messi, u përjashtua për arsyen e mëposhtme: Goditja e një kundërshtari me krahun e tij duke përdorur forcë të tepërt ndërsa topi ishte në lojë”, shkruajti arbitri në procesverbal.