Ja kush janë heronjtë e ditës së shtunë (FOTO + VIDEO)

218

Besa e ka nisur mbarë sezonin e ri futbollistik, derisa ka dalë me ‘gjah’ të plotë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi”, duke mposhtur kampionin aktual Feronikelin, (2-1). Por, pejanët duhet ti falen ardhjes më të re në skuadër, Xhevdet Shabanit, i cili realizoi dy supergola për ti dhënë fitoren e parë kampionale skuadrës pejane, shkruan Gazeta Sheshi.

Së pari Shabani barazoi rezultatin në minutën e 65-të, duke realizuar nga ndërperja, ndërkohë 15 minuta nga fundi realizoi një tjetër gol të bukur duke i dhënë Besës epërsinë që në fund pati vlerën e tre pikëve.

https://www.dailymotion.com/video/x4pk0a7_xhevdet-shabani-goal-kf-feronikeli-1-2-kf-besa-20-08-2016-hd_sport

https://www.dailymotion.com/video/x4pjyaf_xhevdet-shabani-goal-kf-feronikeli-1-1-kf-besa-20-08-2016-hd_sport

Ndërkohë në duelin tjetër ndërmjet Drenicës dhe Lirisë, rolin e ‘heroit’ e bëri sulmuesi Granit Arifaj që realizoi dy golat e fitores për skaudrën vendase, njëri nga ta ishte një perlë e vërtetë duke shënuar me ‘gërshërë’.

Falë golave të Arifajt, Drenica vjen deri tek fitorja e parë sezonale.


/Gazeta Sheshi/