JA KUSH I KA SHPIKUR SYZET E DIELLIT (FOTO)

218

Modeli i parë i syzeve të diellit u krijua nga inuitët (popull që jeton në Alaskë, Kanadanë veriore dhe Groenlandë) për t’u mbrojtur nga refleksionet e borës dhe të akullit.

Bëhej fjalë për një lloj skeleti pa xhamat që ne jemi mësuar t’i shikojmë të montuar, prej druri apo kocka kafshësh, përgjithësisht prej kocke të lopës së detit, me një prerje që u lejonte atyre që i mbanin të shikonin, por që pengonte reflektimin.

Roma antike

Diçka e ngjashme me xhamat e syzeve të diellit përdorej ndërkohë nga perandori romak Neroni, që vëzhgonte spektaklin e gladiatorëve nëpërmjet një smeraldi.

Kjo ndoshta shpjegohet për shkak të ngjyrës së gurit që ka një efekt shplodhës për sytë ose mbase sepse, e prerë në një mënyrë të veçantë, mund të ishte mjaft e dobishme për të korrigjuar miopinë.

Larguesi i diellit

Në Kinë përdoreshin lente në ngjyrë tymi të realizuara me kuarc që në shekullin e XII-të, sidomos nëpër sallat e gjyqit, për t’i lejuar gjykatësve që të fshinin shikimin, e të dukeshin të paanshëm.

Edhe në Venecia në vitet 700 përdoreshin syzet e diellit, të prodhuara nga punishtet e përpunimit të xhamit të Muranos. Ato mbaheshin gjatë lëvizjeve me gondola, sidomos për damat apo fëmijët.

Lentet veneciane arrinin që të filtronin rrezet ultravjollcë, që për më tepër atëherë nuk ishin zbuluar akoma dhe nuk dihej rreziku i tyre.

Vetëm në shekullin e XX-të, e më pas, xhamat e ngjyrosur nisën që të prodhoheshin për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit.

Përdorimi masiv

Togeri amerikan John A. Macready pësoi një dëmtim në shikim pas një fluturimi me balonë dhe i kërkoi firmës “Bausch & Lomb”, sot “Ray Ban”, që të krijonin një model lentesh që mbronin shikimin e pilotëve.

Megjithatë në vitin 1929, Sam Foster-i themeloi ndërmarrjen e parë që prodhonte syze dielli, që në atë kohë kaluan nga ekskluzivitet i ushtarakëve, në përdorim masiv nga njerëzit.