Ja kush është Martin Blazevski, përforcimi i ri i Dritës (VIDEO)

478

Martin Blazevski është futbollisti më i ri i skuadrës së Dritës. Mesfushori maqedon është prezantuar pasditen e së dielës në qendrën stërvitore në Ohër, vend ky në të cilën skuadra gjilanase po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri.

Futbollisti 24 vjeçar luan në pozitën e mesfushorit shkatërrues, por di të bëj mjaft mirë edhe rolin e mesfushorit të avancuar.

Blazevski i cili ka dalë nga të rinjtë e Vardarit, ka qenë reprezentues i rregullt i përfaqësueses maqedonase në grupmoshat  U19 dhe U21, por pa arritur asnjëherë të depërtoj në ekipin përfaqësues.

Ai ka patur një karrierë mjaft të bujshme në futbollin maqedonas, me ç’rast ka luajtur për disa skuadra si Vardar, Metalurg, Lokomotiva, Ohrid, Tetekst dhe Gostivar.

Duke marrë parasysh nevojën e madhe në mesin e fushës për një futbollistit të tipit të tillë, mund të konstatojmë se tashmë Sadat Pajaziti tashm mund të ketë një futbollist që i përmbush kërkesat e tij.

Blazevski nuk është përforcimi i vetëm i bardh e kaltërve këtë edicion. Viktor Kuka, Alban Dragusha, Petrit Osmani, Alban Mavriqi dhe Samir Zeneli, janë ardhjet e këtij afati kalimtar tek Drita.

/Gazeta Sheshi/