Ja kush e “tradhtoi” mbrëmë Allegrin

147

Massimiliano Allegri ishte shumë pranë mrekullisë, kryesonte në Mynih deri në minutën e 90-të, më pas gjithçka u kthye në një dështim të madh. Trajneri i Juves dështojë të çonte deri në fund atë kualifikim, që e kishin vetë në dorë, dhe pjesa më e madhe e tifozëve akuzojnë pikërisht atë si fajtor, kjo pasi zëvendësimet e tij rezultuan fatale.

Allegri hodhi në fushë një formacion të “arnuar”, Marchisio, Dybala dhe Chiellini ishin mungesa të mëdha, por dy golat në pjesën e parë bënë që askush të mos qante mungesat, mbi të gjitha një super Morata jepte besim. Sulmuesi spanjoll zhvillojë një ndeshje perfekte, ishte lojtari më i mirë në fushë, një futbollistë me aftësi të shkëlqyera, mjafton të shikoje golin e dytë.

Pikërisht zëvendësimi i Morata-s solli dhe të tatëpjetën e Juves. Mandzukic, jo i gatshëm plotësisht për këtë takim, luajti i dëmtuar, nuk e justifikojë për asnjë moment besimin që i dha Allegri. Si të mos mjaftonte me daljen e Morata-s, Allgeri zëvendësojë edhe Cuadradon, pësojë golin e dytë vetëm 120 sekonda pasi hoqi nga fusha. Këto dy zëvendësime ndikuan drejtë për drejtë në lojë, Juventus u “fik” dhe përfundimi tashmë dihet.

/Albeu/