Ja kush do të ndeshet me Realin në finalen e Ligës së Kampionëve

139

Davor Suker, president i Federatës së Futbollit të Kroacisë, gjatë një interviste dhënë mediumit spanjoll Cadena Cope ka analizuar dy kundërshtarët e mundshëm të Real Madrid-it, për në finalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Megjithatë kroati thekson se mbretërit duhet përmbysin skuadrën gjermane Wolfsburg për të arritur në Milano, transmeton Gazeta Sheshi.

“Jam i bindur se nëqoftëse Real Madrid tejkalon Wolfsburgun, atëherë do të ndeshet në finale me skuadrën e Barcelonës apo edhe me Bayern Mynih”, theksoi Suker.

Legjenda e futbollit kroat ka folur gjithashtu edhe për formën e luhatshme që po kalon skuadra e Barcelonës së fundmni, mirëpo është i bindur që azulgranat do ta kalojnë sfidën përballë Atletico Madridit.

/Gazeta Sheshi/