Ja kur mund të transferohet Muriqi te Manchester United

Manchester United raportohet të jetë duke synuar transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Gazeta turke Fanatik beson se “Djajtë e Kuq” do të dërgojnë zyrtarë për të vëzhguar sulmuesin Vedat Muriqi në ndeshjen Alanyaspor – Fenerbahce që zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.

25-vjeçari shënoi golin e tretë të Kosovës në ndeshjen e së martës kundër Anglisë për 5:3 në stadiumin “St. Mary’s”.

Por, drejtorët e Unitedit besohet të kenë parë mjaftueshëm tashmë nga Muriqi dhe kanë dërguar zyrtarin Krsto Kilibarda në pjesën lindore të Evropës për të shikuar direkt nga afër sulmuesin kosovar.

Raportet e fundit sugjerojnë gjithashtu që Manchester United do të transferoj lojtarin nga Prizreni në janar rast se trajneri Ole Gunnar Solskjaeri jep dritën e gjelbër.

Muriqi i është bashkuar gjatë verës Fenerbahces pas 17 golave në ligë sezonin e kaluar te Rizespori.