Ja kur mund ta festojë Barcelona titullin e La Ligas

172

Barcelona aktualisht kryeson në La Liga me tetë pikë më shumë se Atletico Madrid që sot pësoi humbje nga Gijoni.

Katalunasit e kanë gjithashtu dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Villarrealit nesër.

Ekipit të drejtuar nga Luis Enrique i duhen gjashtë fitore nga nëntë ndeshjet e mbetura në La Liga, në mënyrë që të shpallen kampionë, duke llogaritur këtu se Atletico do t’i fitojë të gjitha takimet, përcjell Lajmi.net.

Nëse i fitojnë gjashtë ndeshjet e radhës në Kampionatin Spanjoll, katalunasit do ta festonin titullin qysh më 24 prill ndaj Gijonit në Camp Nou.

Ndërsa një gjë e tillë mund të ndodhë më herët, në rast të ndonjë dështimi tjetër të dy përcjellësve madrilien.