Ja kur do të nis procesi gjyqësor ndaj Messit për evazion fiskal

72

Procesi për evazion fiskal ndaj Lionel Messi do të hapet më 31 maj në Barcelonë, ashtu sic ishte parashikuar.

Nisja e procesit për pesë herë fituesin e Topit të Artë dhe babanë e tij ishte planifikuar fillimisht për më 7 qershor, por lojtari do të marrë pjesë në ndeshjen e parë me seleksionin argjentinas në Kupën Amerika në SHBA (3-26 qershor), përballë Kilit, kampion në fuqi, më 6 qershor.

Audienca në Barcelonë është parashikuar për më 31 maj dhe 1 dhe 2 qershor dhe Lionel Messi dhe babai i tij, Jorge Horacio Messi, duhet të japin shpjegime për evazionin fiskal prej 4.16 milionë euro mes viteve 2007 e 2009.