Ja kur bëhet gati stadiumi “Adem Jashari” (Foto)

Stadiumi “Adem Jashari” i cili gjendet në Mitrovicë pritet të jetë i gatshëm pas 45 ditëve, ka njoftuar Ministria e Sportit.

Ky stadium është më afër se të gjithë të bëhet gati për garat ndërkombëtare. Sipas “UEFA-s” ky është i vetmi stadium që pritet t’i mbush kriteret për të luajtur skuadrat kosovare në Europa Ligë dhe Ligën e Kampionve.