Ja kali më elegant në botë

132

Në ditët e garave me kuaj, spektatorët vishen të gjithë me kostum, por edhe një kalë me emrin Morestead do të ketë kostumin e tij.

Kostumi i rrallë është zbuluar nga Sir Tony McCoy para Festivalit të Cheltenham-it dhe është dizenjuar nga Emma Sandham-King, e cila shpenzoi 4 javë për ta bërë.

Ky kostum ka dashur 10 herë më shumë copë sesa ai i një njeriu.

Sandham-King tha: “Të krijoja kostumin e parë për kuaj ishte një nga sfidat më të mëdha që kam pasur në karrierën time si stiliste. Përdorëm 18 metra copë”.