Ja historia e vërtetë e dashurisë Messi-Antonella

Si lindi dashuria mes Leo Messit dhe Antonella Roccuzzo? Pse lojtari më i mirë në botë ka zgjedhur një vajzë nga lagjia e tij, vajzën e pronarit të një supermarketi?

E gjitha ka filluar në vitin 1996, kur Messi dhe Lucas Scaglia, kushëri i Antonella dhe bashkëlojtar në nivelet më të ulëta të Newell, bashkë me bashkëshorten aktuale të yllit argjentinas, filluan të shoqërohen shumë në Rosario. Leo, asokohe ishte vetëm nëntë vjeç, por ndjeu dashuri për të bijën e pronarit të zinxhirit të supermarketeve në Rosario. Megjithatë, ata që e njohin, nuk harrojnë se, qysh i vogël, Leo shkroi disa letra, në të cilat njoftonte se një ditë Antonella do të jetë e dashura e tij. Ky fakt nuk ishte zbuluar derisa Messi mbushi 21 vjeç dhe zyrtarizoi marrëdhënien me Antonella. Ai ishte i ftuar në programin “Hat Trick Barça”, në televizionin katalanas (TV3).


Në janar të vitit 2009, Messi formalizoi marrëdhëniet e tij me Antonella Roccuzzo, pa e përmendur atë. Drejtuesit e emisionit televiziv e pyetën: “A ke një të dashur?”. Dhe Leo Messi u përgjigj: “Po, e kam një të dashur, por është në Argjentinë. Në të vërtetë jam shumë mirë në këtë drejtim, jam i qetë.” Që nga ajo kohë, Antonella Roccuzzo, e cila gjithmonë ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Leon, ishte e lidhur tashmë me jetën e Messit. Antonella, e cila ka studiuar në “Universidad Nacional de Rosario”, mori një drejtim ndryshe të jetës, kur ylli i futbollit u nis në drejtim të Barcelonës. Në fakt, para se të hynte në jetën e lojtarit më të mirë në botë, Antonella kishte një marrëdhënie me një tjetër fqinj të saj, në Rosario, me të cilin kaloi tre vite. Vdekja e një miku të Antonella Roccuzzo, në një aksident trafiku, shërbeu si takimi i parë “shëndijëndjellës në zemër” mes Messit dhe Antonella. Sipas tregimit të “Infobae”, Messi kishte mësuar për tragjedinë dhe me shpejtësi udhëtoi për në Argjentinë, për të qenë aty.

Ai moment shërbeu që të dy ta forconin marrëdhënien, por zgjodhën ta mbajnë gjithçka private. Messi u kthye në Barcelonë, ndërsa Antonella filloi të studiojë për stomatologji në Universitetin Kombëtar të Rosarios, duke ia lënë në dorë dashurinë e tyre komunikimit social. Antonella e ka pranuar publikisht marrëdhënien e saj me Messin më 20 korrik 2007. Megjithatë, konfirmimin se marrëdhënia e tyre është themeluar tashmë, e ka dhënë para “World Cup 2010”, kur Roccuzzo udhëtoi për herë të parë në Barcelonë dhe u vendos në shtëpinë e Leo Messit.

Më 2 qershor 2012, në një festë të Leo Messit, i cili sapo kishte ndryshuar pamjen (look-un) e tij, me Argjentinën, pas një goli në Ekuador, ylli argjentinas i Barcelonës dha një mesazh me “zë të lartë”. Antonella ishte shtatzënë me Thiagon, birin e parë të tyre, i lindur më 2 nëntor 2012. Pastaj Messi, në sezonin 2014-2015, ka konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale se Antonella është duke pritur fëmijën e dytë të çiftit, Mateu, i lindur më 11 shtator 2015. Pra, sikurse shihet, jeta e Messit dhe Antonella Roccuzzo është e destinuar të jetë një histori e madhe dashurie. Leo gjithmonë e dinte se e donte atë dhe ajo e kishte pritur me një durim të mjaftueshëm.