Ja gabimet e Bayernit të Mynihut në merkato

121

Në 30 vitet e fundit, drejtuesit e Bayernit jo gjithmonë kanë operuar me sukses në merkato.

Për motive të ndryshme ata shpeshherë kanë kryer gabime duke transferuar lojtarë që me kalimin e kohës kanë zhgënjyer, edhe pse duhet përmendur se nuk janë humbur shifra të mëdha.

Marketingu

Nga dëshira për të përhapur markën e Bayernit në Azi drejtuesit e klubit kanë bërë dy blerje që me kalimin e kohës rezultuan të padobishme. Në 2005, Ali Karimi (iranian) u ble për 4,75 mln euro nga Al-Ahli.

Ndërkohë që në 2011 u huazua me të drejtë blerje nga Gamba Osaka, Takashi Usami. Fantazisti japonez luajti shumë pak dhe u largua drejt Hofenhaimit. Në këtë pikë dështim ka qenë edhe huazimi i London Donovanit, i cili u huazua në janar të 2009 dhe qëndroi në Mynih vetëm dy muaj.

Strategjia

Numrin e dështimeve e kanë rritur edhe politika që ndjek Bayerni duke grumbulluar të gjithë talentet potencial gjerman. Falë kësaj strategjia fanellën e Bayernit e kanë veshur lojtarë si Rau, Baumjohan, Jansen, Podolski, Kurt dhe Vajser.

Zhgënjimet latine

Në listën e lojtarëve që kanë dështuar, nuk harrohen emrat e amerikano-latinëve. Breno, Dos Santos dhe Souza u konsideruan si yje potencial, por koha tregoi se nuk ishin lojtarë që justifikonin shumat e investuara.

LISTA

E.Brafhaid (mbrojtës)
D.Pranjiç (mbrojtës)
J.Kirshhof (mbrojtës)
M.Jansen (mbrojtës)
T.Rau (mbrojtës)
Breno (mbrojtës)
A.Karimi (mesfushor)
Xh.D.Santos (trekuartist)
A.Baumjohan (trekuartist)
S.Kurt (trekuartist)
T.Usami (trekuartist)
H.P.Souza (trekuartist)
L.Donovan (sulmues)
L.Podolski (sulmues)