Super talenti Neymar nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra e Barcelonës, kështu kanë raportuar mediat braziliane.
ESPN, e përditshmja braziliane ka lajmëruar se Neymar ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në qershor të vitit 2021.
U bë kohë që flitej mbi kalimet e mundshme të sulmuesit të Barcelonës, por sipas mediave braziliane tashmë çdo gjë ka përfunduar dhe vetëm pritet konfirmimi zyrtar nga klubi katalonas.