Ështe hedhur sot shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Ndeshjet do te luhen më 5-6 dhe 12-13 prill. Shorti ka vënë përballe tyre këto skuadra:
Barcelona-Atletico Madrid
Wolfsburg-Real Madrid
Benfica-Bayern Mynih
PSG-Manchester City
Finalja luhet më 28 maj në Milano në stadiumin “Giuseppe Meazza”
Ja disa statistika për 4 duelet:
• Wolfsburg dhe Real Madrid kurrë nuk janë takuar më parë në këtë kompeticion. Futbollisti i Volfsburg Julian Draxler ka qenë në ekipin e Schalke ku janë eleminuar nga Real Madridi në sezonin 2013/14.
• Bayerni i Mynihut ka fituar katër nga gjashtë ndeshjet që ka luajtur kundër Bencikës, duke i barazuar dy të tjerat. Këto dy klube nuk e kanë luajtur me njëri-tjetrin që nga viti 1995.
• Barcelona ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit kundër Atletico Madridit, nërkohë që Lionel Messi ka shënuar në pesë prej tyre.
• Messi ka regjistruar 25 gola në 27 ndeshje kundër Atleticos, duke përfshirë këtu edhe tre hat-triket.
• Barcelona dhe Atletico u ndeshën bashkë në sezonin 2013/14 në çerekfinale. Atletiko fitoi 1-0 në shtëpi, pas një barazimi 1-1 në transfertë.
• PSG dhe Manchester City janë përballur mes tyre në sezonin 2008/09 e vlefshme për fazën e grupeve të Kupës UEFA ku kanë barazuar 0-0.
/Panorama Sport/