Ja dhuna në Shkup nga huliganët maqedonas kundër drejtuesve tetovarë (VIDEO)

139

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Vardarit të Shkupit dhe Shkëndija e Tetovës, takim i vlefshëm për javën e 27-të të kampionatit maqedonas të futbollit.

Mësohet se drejtuesit e skuadrës tetovare janë dhunuar gjatë pjesës së parë nga një grup tifozësh të Vardarit dhe janë detyruar të lënë stadiumin “Filipi II” të shoqëruar nga forcat policore.

Transferta nuk u është lejuar tifogrupit “Ballistët” për arsye sigurie. Kujtojmë që Vardari ndodhet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 64 pikë, i ndjekur nga Shkëndija me 62.