Ja deklarata për nënën pas të cilës Asensio qau në prezantim (VIDEO)

“Marco Asensio u prezantua edhe zyrtarisht sot si një futbollist i Real Madridit.

Talenti u kaplua nga emocionet gjatë fjalëve të para si futbollist i Realit.

“Dua të falënderoj babanë tim për përkrahjen e madhe si dhe nënën time e cila më përkrahë nga qielli”, u shpreh Asensio.

Pasi nuk i përmbajti lotët, të gjithë gazetarët duartrokitën.