Ja çka ju premtoi Ramiz Lladrovci futbollistëve të Feronikelit!

Feronikeli i ka nisur ditë më parë përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishi.

Dhe, të shtunën ekipi kishte mysafirë. I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i vizitoi futbollistët, ndërsa së bashku me të ishin edhe anëtarët e kryesisë. Lladrovci u shpreh i bindur se Feronikeli e ka ende lavdinë e para dy vjetëve dhe e shprehu besimin e plotë se titulli i kampionit do të rikthehet në Drenas.

Image

Ai përveç tjerash i siguroi lojtarët se politika do t’i mbajë duart larg futbollit në qytetin të cilin ai e drejton.

“Zotohemi të krijojmë kushte të volitshme, ndërsa nga ju presim ta jepni maksimumin në fushë”, tha Lladrovci. Nënkryetari i klubit, Naser Rexhepi njëkohësisht i siguroi lojtarët se Feronikeli vazhdon punën me rregull dhe profesionalizëm.

“Largoni çdo dyshim mbi të ardhëm tuaj apo të klubit. Kanalizoni të gjitha energjitë te topi, na e sillni titullin dhe na bëni krenarë. Kemi besim te ju!”, u shpreh Rexhepi. Feronikeli synon ta fitojë titullin e kampionit të Kosovës.