Ja cili televizion e transmeton ndeshjen historike mes Finlandës dhe Kosovës

833

5 shtatorit do të mbetet datë historike për futbollin e Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës pikërisht më 5 shtator, zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror që organizohet në Rusi.

Kjo është pjesëmarrja e parë e Kosovës në ndeshje kualifikuese nën ombrellën e FIFA-s.

Kundërshtari i parë i Kosovës është Përfaqësuesja e Finlandës.

Kjo ndeshje luhet më 5 shtator duke filluar nga ora 20:45, dhe transmetohet ekskluzivisht në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), shkruan Lajmi.net.