Ja cili futbollist pritet te bartë shirtin e kapitenit tek Prishtina?

202

Ekipi i Prishtinës është  njëra nga skuadrat e cila është përforcuar me shumë futbollistë të rinj, këtë edicion. Tani skuadra bardh e kaltër do ta ketë vështirë që ta bëjë zgjedhjen e atij i cili do ta bartë shiritin e kapitenit.

Me sa duket Armend Dallku, do jetë kapiten i skuadrës së Prishtinës në edicionin e ri. Kjo pasi që ai dje gjatë ndeshjes miqësore me  KEK-u, ishte udhëheqës i skuadrës.

Gjatë gjithë kampionatit  pranveror  ishte  futbollisti Liridon Kukaj, ai i cili pothuajse barti gjatë gjithë kohës shiritin e kapitenit.

Gjithsesi asgjë ende definitive nuk është, por gjasat janë të mëdha që në ndeshjen finale të Super Kupës, kapiten i Prishtinës të jetë, Armend Dallku./