Ja cili është paralajmërimi i Dajakut

255

Njëri ndër mesfushorët më të mirë në futbollin kosovar, Taulant Dajaku është ende futbollist i lirë. Ai, zbulon se shumë shpejt do ta bëjë të ditur skuadrën e re, ajo e cila arrin të ia plotësoj kushtet më të mira atij. Momentalisht, ai është duke u stërvitur në mënyrë individuale.

“Ende jam lojtar i lirë, do shohim këto ditë dhe nga oferta më e mirë do zgjedh se ku do jem këtë sezon të ri. Besoj që deri në fillim të javës do zgjedh ekipin tim të ri, deri atëherë se ku do vendos pasi jam ne pritje të ofertës më të leverdishme.

Jam munduar që gjatë gjithë këtij pushimi ta mbaj veten në formë, nën kontroll të stërvitjeve ,duke bërë vrapime dhe duke zhvilluar lojë me miqtë e mijë futbollistë”, ka thënë Dajaku, për Teleskopi.net.