Ja cili është formacioni më i shtrenjtë i La Ligas

157

Vlera e futbollistëve që luajnë në Primera Divisionin spanjoll nuk është për tu çuditur. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo si gjithnjë kryesojnë listën e futbollistëve më të shtrenjtë, vlera e të cilëve kalon shifrën e 100 milionë eurove, transmeton Gazeta Sheshi.

Sipas faqes së njohur për transferimine  futbollistëve “Transfermarket”, formacioni më i shtrenjtë i La Liga-s, është i pozicionuar në rreshtimin 4-3-3, në përbërje me pesë lojtarë të Real Madridi, po aq të Barcelonës dhe një të Atletico Madrid-it.

Ja dhe formacioni më i shtrenjtë në kampionatin spanjoll të futbollit:

Portierë:

Jan Oblak (Atletico Madrid). 25 milionë euro.

Defensa:

Jordi Alba (FC Barcelona). 35 milionë euro.

Gerard Piqué (FC Barcelona). 40 milionë euro.

Sergio Ramos (Real Madrid). 40 milionë euro.

Dani Carvajal (Real Madrid). 25 milionë euro.

Mesfushorë:

Luka Modric (Real Madrid). 50 milionë euro.

Sergio Busquets (FC Barcelona). 50 milionë euro.

James Rodríguez (Real Madrid). 70 milionë euro.

Sulmues:

Cristiano Ronaldo (Real Madrid). 110 milionë euro.

Luis Suárez (FC Barcelona). 90 milionë euro.

Leo messi (FC Barcelona). 120 milionë euro.