Kanë mbetur me pak se dy javë deri tek fillimi i edicioni të ri të futbollit në Superligën e Kosovës. Ekipet veç se janë përgatitur, pasi që një kohë kanë filluar me zhvillimin e stërvitjeve. Ndeshjet miqësore të cilat disa nga skuadrat i kanë planifikuar dhe zhvilluar, sipas futbollistëve kanë ndikuar pozitivisht në krijimin e një stabiliteti dhe forcimin e ekipeve.
Futbollisti i Trepçës ’89, Fiton Hajdari thotë se skuadra e tij është duke u përgatitur maksimalisht për edicioni e ri.
“Ekipi ka arritur që shumë mirë të konsolidohet. Çdo ndeshje, po tregohemi edhe më të fortë.Kryesisht jemi një skuadër e përbërë nga futbollistë të rinj.
Po mundohemi të angazhohemi të gjithë. Puna është duke u zhvilluar mirë dhe sipas planit.Pretendimet tani më janë të qarta, Trepça ’89 synon kreun e tabelës”, ka thënë Hajdari për Teleskopi.net.