Me duelet e xhiros 22 ka përfunduar faza e dytë e Superligës.
Andaj, sipas sistemit që aplikon FFK, duelet e fazës së tretë përcaktohen në bazë të renditjes aktuale, gjithnjë sipas sistemit të Bergerit.
Në këtë mënyrë, çiftet e xhiros 23 janë:
Hajvalia – Drenica
Feronikeli – Liria
Llapi – Drita
Gjilani – Prishtina
Besa – Vushtrria
Trepça ’89 – Istogu
Ndërkohë, derbi i shumë pritur ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do zhvillohet në javën e fundit të kampionatit.
/Gazeta Sheshi/