Ja çfarë thotë trajneri i Prishtinës për mbijetesën

146

Prishtina u mposht në minutat e fundit nga Liria, ndërsa Fadil Berisha thotë se do të punojnë deri në fund që t’i ikin barzhit.

“Ishte një ndeshje e baraspeshuar. Mendoj që kishim rastet tona. U ndëshkuam në kundërsulm nga një pakujdesi e mbrojtjes. Na mbetet që të punojmë deri në fund për të shpëtuar”, ka thënë Fadil Berisha.

Prishtina javën e ardhshme pret Dritën në kryeqytet, ndërsa në mesjavë luan për Kupë.