Ja çfarë thotë trajneri i Azerbajxhanit për Kosovën

Kombëtarja e Azerbajxhanit do të jetë nikoqire e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen e parë të Divizionit D të Ligës së Kombeve. Për këtë takim tejet të rëndësishëm për të dyja taboret ka folur edhe trajneri i Azerbajxhanit, Gurban Gurbanov, për të cilin kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare që do ta drejtojë Kombëtaren azere.

“Kjo është ndeshja ime e parë zyrtare që do ta drejtojë Kombëtaren. Ndeshja kundër Kosovës është shumë e rëndësishme pasi i kemi rivalë për ta fituar grupin”, deklaroi  Gurbanov në konferencën për shtyp.

Trajneri i Azerbajxhanit i ka përcjell tri ndeshjet e fundit të Kosovës, ku Përfaqësuesja jonë ka marrë po aq fitore.

“Kemi shikuar tri ndeshjet e fundit të tyre dhe janë një ekip i mirë, por pres nga lojtarët e mijë ndeshje spektakolare”, ka shtuar Gurbanov.

Ai ka theksuar se i njeh edhe lojtarët e Përfaqësueses sonë që luajnë nëpër kampionate të forta. “Mund të them se i njohim mirë lojtarët e tyre që luajnë në kampionate shumë të forta, por besoj se do t’i ndalim”, përfundoi Gurbanov.

Azerbajxhani dhe Kosova do të luajnë ndeshjen mes tyre me fillim nga ora 18:00 ditën e premte.