Ja çfarë shpëton nga zjarri gjimnastja amerikane (VIDEO)

Ylli i gjimnastikës Simone Biles postoi një video në rrjetin social Snapchat të mërkuren, ku në video ndëgjohet një alarm që paralajmëronte se zjarri shpërtheu në kompleksin ku po qëndrojnë atletë e ekipit të Amerikës.

Gjimnastja dhe koleget e saj të “Final Five” u përballen me “një pyetje” se çka duhet të shpëtojnë së pari. Por duke qenë se janë atlete të përkushtuara dhe olimpiste nuk është një çudi që ato të parat gjë që e rrëmbyen ishin ato që kanë vlerë më së shumti: medaljet e arit dhe çantat e palestrës transmeton GazetaSheshi.

“Alarmi ndaloi, dhe ne kemi medaljet tona” u shpreh Biles ne video duke qeshur me emocion.

Për fat të mirë ishte një alarm i rrejshëm dhe gjimnastet ishin të sigurta.

Ajo bëri edhe një postim në Twitter duke shkruar:

“Kur te ndalet alarmi, kapni çantat e palestrës dhe medaljet”.