Ja çfarë nuk duhet të bëni pas buke

Padyshim që është e rëndësishme të ushqeheni shëndetshëm, por po ashtu dhe kujdesi ose ndjekja e disa rregullave që ushqimi të tretet sa më mirë është i rëndësishëm.

Rregullat kanë lidhje me gjërat që nuk duhen bërë menjëherë pas vakteve kryesore.

1-Mos e lironi rripin në pantallona, sepse mund të bllokojë zorrët gjatë tretjes.

2- Mos e ndizni menjëherë cigaren. Është konstatuar që një cigare pas ushqimit mund të ketë ndikimin e njëjtë në organizëm sikur të keni pirë dhjetë.

3-Mos hani pemë menjëherë. Në të kundërtën, stomaku do t’u mbushet me ajër. Ekspertët rekomandojnë konsumimin e pemëve një orë para ose pas ushqimit.

4-Mos pini çaj. Gjethet e çajit përmbajnë sasi të madhe të acideve të cilat do forcojnë ushqimin e pasur me proteina që e keni ngrënë dhe kështu mund të shkaktojnë çrregullime në tretje.

5-Mos u lani, sepse gjatë larjes do të rritni tensionin e gjakut në duar, këmbë dhe trup dhe njëkohësisht do të dobësoni tensionin në stomak, çka do të ngadalësojë procesin e tretjes.

6- Mos shkoni në shëtitje. Edhe pse është folur gjatë që pas ushqimit duhet të bëni njëqind hapa për të përjetuar njëqindëshin, është vërtetuar që shëtitja mund të çojë deri te ajo që tretja të mos absorbojë përbërësit nutritivë nga ushqimi i konsumuar.

7- Mos bini menjëherë në gjumë. Për shkak të pozitës horizontale, ushqimi i ngrënë nuk tretet në mënyrë të mirë, dhe kjo mund të shkaktojë çrregullime në zorrë.