Ja çfarë bëri Ajaxi për Cruyff-in

104

“Amsterdam Arena” dhuron spektakël në nder të Johan Cruyff. Tifozët në shkallët e impiantit të kryeqytetit holandez dhe futbollistët në fushën e blertë nderuan në mënyrën më të mirë të mundshme “Tulipanin fluturues”, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. “Harkëtarët” triumfuan 3-0 me Zwollen dhe morën kryesimin e Eredivisie duke spostuar PSV Eindhovenin në vendin e dytë me 2 pikë më pak.

Pa u mbushur dy minuta lojë, formacioni i De Boer zhbllokoi rezultatin me Shonen, që goditi saktë me kokë pas harkimit të Viergever. Në të 29-ën doli në skenë futbollisti më në formë i Ajaksit, sulmuesi Milik, që tregoi klasin e tij me një goditje të zgjuar pranë zonës së portierit. Në të 40-ën, sulmuesi polak e mposhti për herë të dytë portierin e Zwolles me një diagonale me shumë të saktë sesa potente, ndërsa në fund të pjesës së parë topi i goditur prej tij me kokë u ndal nga travrsa. Në fraksionin e dytë me gjithë dominimin e Ajaksit nuk pati ndryshim tjetër rezultati.