Ja 50 ekipet më të vlefshme në botë (FOTO LAJM)

214

Nuk ka shumë surpriza sa i përket klubeve më të vlefshme në botë për momentin. Në krye sipas faqes më të njohur të statistikave “transfermarket” vijojnë të mbeten dy ekipet spanjolle Reali dhe Barcelona.

“Galaktikët” vlejnë 665 milionë euro, të ndjekur nga blaugranët me 10 milionë më pak. Në vendin e tretë është Bayerni disi i shkëputur me një vlerë 488 milionë euro, raporton Albeu.

Më pas vijnë dy ekipe angleze Chelsea dhe Manchetser City, ndërkohë që 10-shen më të mirë e mbyll PSG-ja dhe Juventusi, e cila mund të ngjisë disa shkallë pas ardhjes së Higuain apo blerjeve të tjera.