Italiani e goditi në fushë, shqiptari e plagos me thikë

128

Një konflikt verbal mes dy të rinjve (njërit me origjinë italiane dhe tjetrit me origjinë shqiptare), ka përfunduar në plagosje me thikë.

Mediat italiane kanë publikuar historinë e një konfliktit të rinjsh të ndodhur në Vasto. 15-vjeçari me origjinë italine (emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat), ka pasur një sherr me bashkëmoshatarin e tij 16-vjeçar nga Shqipëria, prej kohësh banues në Vasto.

Sherri mes tyre filloi më 6 mars, kur dy të rinjtë kishin dalë për shëtitje, për të përfunduar në plagosje me thikë pesë ditë më pas.

Pas përplasjeve të para, të rinjtë kishin debatuar me SMS, duke lënë edhe një takim të premten më 11 mars, pranë një fushe futbolli.

Takimi ishte lënë për të sqaruar mosmarrëveshjet, por që përfundoi në një tjetër zënkë. 15-vjeçari italian thuhet se e goditi bashkëmosharin e tij shqiptar me grusht, në prezencë edhe të dy personave të tjerë, por 16-vjeçari nuk regoi në atë moment.

Dy të rinjtë u përpallën pak kohë pas kësaj ngjarjeje në një ndeshje futbolli, duke shkëmbyer sërish ofendime mes tyre. Në përfundim të ndeshjes, 16-vjeçari shqiptar plagos me thikë rivalin e tij, duke u larguar nga vendin e ngjarjes.

I riu dërgohet në spitalin më të afërt nga shokët e tij. Ndërsa policia u vu në kërkim të autorit të ngjarjes. Sipas “abruzzolive”, shqiptari arrestohet pak kohë pas plagosjes dhe tashmë ai po përballet me akuzën e plagosjes me plagosjes.

/Panorama Sport/