Italia nuk do të ketë asnjë përfaqësues në shortin e ditës së premte në Nyon të Zvicrës. Kjo pasi skuadrat nga kampionati italian janë eleminuar nga kompeticionet europine, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës, transmeton Gazeta Sheshi.
Roma dhe Real Madrid i kanë thënë lamtumirë Ligës së Kampionëve, pas disfatave ndaj Real Madrid-it dhe Bayern Mynih-ut. Madje romakët as që nuk arritën të realizonin gol në përballje me skuadrën mbretërore.
Skuadra e fundit që u eleminua nga Europa është Lazio. Skuadra nga kryqyteti u eleminua nga Liga e Europës, pasi u turpërua në Olimpico nga Sparta Praga.
Napoli, Fiorentina dhe Sampdoria i kishin thënë më herët lamtumirë aventurës europiane.
/Gazeta Sheshi/