Isufi në derbin e javës, ja delegimet e plota të gjyqtarëve për xhiron e dytë në Superligë

Kampionati elitar nuk humbet kohë dhe vazhdon menjëherë në mesjavë me ndeshjet e xhiros së dytë, me ç’rast spikasin dy ndeshjet tejet interesante, shkruan Gazetasheshi.com.

Në derbin e kësaj xhiro ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Selim Isufi, i cili do të shoqërohet nga asisentët e FIFA-s, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërkohë Vigan Ibërdemaj do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Në ndeshjen tjetër derbi të javës ndërmjet Llapit dhe Gjilanit, ndarjen e drejtësisë do ta bëjë Burim Jahmurataj. Lumturije Muhadri dhe Safet Berisha do të jenë asistent, ndërkohë Isak Cerroviku si gjyqtar i katërt.

Burim Jahmurataj, gjyqtari kryesor i ndeshjes Llapi – Gjilani

Delegimet e gjyqtarëve dhe personave zyrtare të ndeshjes janë bërë edhe për takimet Drenica – Besa dhe Arbëria – Prishtina.

Gazeta “Sheshi” ju sjell delegimet e plota për xhiron e dytë:

Gjyqtarët e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll

/Gazeta Sheshi/