Isufi: Këta tre lojtarë vështirë të zëvendësohen te Drita

Ish-trajneri i Dritës Bekim Isufi ka folur në lidhje me situatën aktuale në Klubin Futbollistik “Drita”, derisa ka deklaruar se largimi i tre futbollistëve kryesorë ka ndikuar shumë në përformancën e këti ekipi, shkruan futbollikosovar.com.

I ftuar në emisonin Arena, Isufi ka thënë se futbollistët që janë larguar nga skuadra, Kastriot Rexha, Astrit Fazliu dhe Drilon Musaj vështirë të zëvendësohen me pruarje të reja.

“Lojtarët si Kastriot Rexha, Astrit Fazliu dhe Drilon Musaj vështirë që të zëvendësohen” ka thënë Isufi.

Foto: Bekim Isufi duke drejtuar seancën e fundit sërvitore para ndeshjes së Superkupës: Drita – Prishtina

Isufi u largua javë më parë nga detyra e kryetrajnerit te Drita.

/Gazeta Sheshi/