Isufi: Ja si na mposhti Drita?!

Ferizaj e ka pësuar edhe humbjen e radhës. “Ujqit” u mposhtën 2-0 në shtëpi nga skuadra e Dritës që i hakmerret kështu për humbjen e javës së parë në Gjilan, shkruan Gazetasheshi.com.

Kryetrajneri i Ferizajt, Bekim Isufi u nda i zhgënjyer me epilogun përfundimtar të ndeshjes, teksa theksoi se skuadra e tij mund të bënte më tepër në këtë takim.

“Është e dhimbshme të humbasësh në mënyrë të tillë. Kemi pësuar nga gabimet tona dhe kjo është e pafalshme. Drita nuk është se bëri diçka më shumë se ne deri në pranimin e golit. Përvoja dhe kualiteti në disa raste e bëri të veten dhe ndikoi që ne të pësojmë edhe në këtë ndeshje”, deklaroi Isufi përpara mediave pas ndeshjes.

Në kuadër të javës së trembëdhjetë ekipi i Ferizajt udhëton drejt Drenasit për tu përballur me Gjilanin.

/Gazeta Sheshi/