Istogu sfidon Feronikelin, Drita udhëton në Skenderaj

Lideri i Raiffaisen Superligës, Feronikeli, kërkon të marrë tre pikëshin e rradhës në mënyrë që ti shtojë edhe më shumë presionin skuadrës përcjellëse Hajvalisë, deri sa këtë të shtunë ballafaqohet në Rexhep Rexhpi me skuadrën e Istogut që kërkon pikët e shpresës për ti ikur më të keqes, rënies nga elita, përcjellë Gazeta Sheshi.

Ndërkohë dueli tjetër zhvillohet në Skenderaj ndërmjet skuadrës së Drenicës dhe Dritës, me këta të fundit që kërkojnë hakmarrje për humbjen e pësuar javë më parë në Gjilan.

Dy duelet zhvillohen nga ora 15:00.

/Gazeta Sheshi/