Istogu ka gjetur dritë në fundin e tunelit, deri sa ka arritur të triumfojë në duelin e javës së 26-të përballë Llapit (2-0), skuadër favorite për titullin kampion. Troftat kështu regjistrojnë fitoren e tretë rradhazi në Demush Mavraj dhe falë këtij triumfi ka arsye të shpresojë se do arrijë zonën që dërgon në ndeshjet e barazhit, pasi ndodhet vetëm dy pikë larg saj, raporton Gazeta Sheshi.
Katalizatorë të këtij triumfi të Istogut ishin Selim Bajramaj dhe Agron Bruqi që realizuan golat e fitores. Dy gola në dy pjesë me histori të veta, mirëpo me vetëm një përfundim fitoren e vendasve.
Me këtë fitore djelmoshat e trajnerit Besim Podrimaj kalojnë në pozitën e 11-të me 24 pikë po aq sa ka edhe Vushtrria në pozitën e fundit me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, Llapi ngec në luftën për titull, megjithatë mbetet në pozitën e katërt me 40 pikë.
/Gazeta Sheshi/