Istogu gati për sezonin e ri, por…

193

Pas një krizë të madhe që kishte kapluar skuadrën futbollistike, Istogu, duke se gjërat po normalizohen.

Klubi bardhekaltër, ka paralajmëruar se të enjten në ora 17:00 bëhet grumbullimi i parë i stafit dhe futbollistëve të Istogut.

“Shtabi teknik i klubit të Istogut në krye me trajnerin Besim Podrimaj, njoftojnë se të enjten (21.07.2016) në ora 17:00, në stadiumin e qytetit ”Demush Mavraj” bëhet grumbullimi i parë i stafit dhe futbollistëve.

Të gjithë futbollistët e Istogut, ish futbollistët si dhe futbollistë të rinj që dëshirojnë ti bashkohen Istogut, janë të ftuar që të marrin pjesë në grumbullimin e parë të klubit, pas pushimit veror”, thuhet në njoftimin e ekipit të Istogut.

Fatkeqësisht, nga kjo skuadër janë larguar një numër i madh i futbollistëve me përvojë, për të mos mjaftuar kjo, Istogu ka mbetur edhe pa sponsor.