Istogu e Llapi për ta zënë trenin e fundit

Sot do të zhvillohet vetëm një përballje në kuadër të xhiros së 26-të në Superligë.

Takimi do të luhet në stadiumin “Demush Mavraj”, ku Istogu e pret Llapin prej orës 15:00.

Istogu shpreson në mbetje në Superligë, kurse në anën tjetër Llapi nuk është dorëzuar ende në luftën për titull dhe një fitore sot do t’i mbante gjallë shpresat.

Istgou është në vendin e fundit në tabelë me 21 pikë, kurse Llapi i katërti me 40 pikë.