Ismet Munishi zbulon se si motivon futbollistët e tij (VIDEO)

Rezultatet e Ballkanit këtë edicion e dëshmojnë më së miri atmosferën në klubin suharekas, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra e cila drejtohet nga tekniku njohur kosovar me shumë sukses po e ruan pozitën e liderit në kampionatin elitar, derisa pas 14-të xhirosh kryeson klasifikimin me 32 pikë të tubuara, pesë më shumë se përcjellësi i parë Drita.

I gjithë ky sukses ka një histori për ta rrëfyer dhe një motivues për ta mbajtur lartë atmosferën brenda skuadrës.

Askush nuk mund ta bëjë më mirë se ai, Ismet Munishi, një motivues i jashtëzakonshëm.

Ka qenë vetë tekniku Munishi, i cili përmes një publikimi në llogarinë e tij ka zbuluar disa sekuenca para një seance stërvitore duke treguar recetën e atmosferës së mirë.

“Kreshtat e Kosovës” – është kënga të cilën Munishi u’a ka lëshuar futbollistëve të tij, të cilët e kanë pritur me shumë entizuasëm.

Për më tepër Ballkani është skuadra më efikase në këtë edicion duke realizuar gjithsej 37 gola, me Mirlind Dakun, i cili kryeson emëroren e golashënuesve më të mirë me 19 realizime.

Ballkani do të synojë këtë edicion të dalë në Evropë, ashtu siç e ka bërë me Jetmir Topallin, duke e transferuar te skuadra turke Yeni Malatyaspor.

/Gazeta Sheshi/