Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, i cili ka fituar titull të kampionit me Llamkos Kosovën dhe së fundmi u bë nënkampion i Kosovës me Hajvalinë, e ka nis një aventurë të re dhe serioze.
Munishi është duke e hapë një Akademi të futbollit, në Prishtinë. “Filozofia e Akademisë do të jetë: Të bëhesh më i miri”, tha Munishi për “Zërin”.
Akademia do ta quhet “Munishi”, ndërsa trajneri thotë se shumë shpejt do ta kompletojë stafin e trajnerëve dhe do ta fillojë punën.
Ai theksoi se Akademia e tij do të jetë ndryshe, ku puna serioze do ta karakterizojë këtë shkollë të futbollit, duke besuar se do të nxjerr futbollistë të mëdhenj.